Site icon Prishtinapress

Këto janë kërkesat e komunave, pas takimit me kryeministrin

Zëvendëskryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Xhafer Gashi, tha se kryetarët e komunave kanë kërkuar nga kreu i Qeverisë, që të rishikohen masat ani-Covid.

Gashi që njëherësh është kryetar i Obiliqi, në kohë kur po zhvillohet takimi i kreut të Qeverisë me kryetarët e komunave, tha se kanë kërkuar që sektori i gastronomisë të vazhdojë punën deri në ora 24:00.

Gjithashtu ai tha se kanë kërkuar edhe hapjen e pishinave dhe fushave sportive, përderisa ka shtuar se 10 milionë eurot e ndara për komunat duhet të rishikohen.

“Temë kryesore është fillimi mësimor 2020-202.1. Kërkuam që gastronomia të mund të punojnë deri në orën 24:00”.

“Kërkuam që komunat që janë të izoluara të rishikohen edhe njëherë dhe poashtu pishinat të hapen”.

“Kërkuam që edhe fushat sportive të hapen gjithashtu. Por duhet të rishikohen edhe 10 milionë eurot e ndara për komunat”.

Exit mobile version