19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Këtë vit s’pritet marrëveshje me Serbinë

Një marrëveshje të tillë si duket nuk është i gatshëm ta pranojë as presidenti Aleksandër Vuçiq, i cili qe një kohë po përballet me protesta të vazhdueshme nga opozita në Serbi.

Pavarësisht paralajmërimeve se viti 2019 do të jetë vit i marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë.

Për një marrëveshje të tillë thuhet se aktualisht nuk ka gatishmëri as presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Gjasat janë që këtë vit në Kosovë dhe në Serbi të ketë zgjedhje të parakohshme, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pavarësisht zotimeve të presidentit Hashim Thaçi se gjatë këtij viti do të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare me Serbinë, gjasat janë minimale që të ndodhë kjo gjë.

Një marrëveshje të tillë si duket nuk është i gatshëm ta pranojë as presidenti Aleksandër Vuçiq, i cili qe një kohë po përballet me protesta të vazhdueshme nga opozita në Serbi, ndërsa në Kosovë gjitha partitë parlamentare janë kundër marrëveshjes nëpërmjet korrigjimit të kufijve, ku kundërshtari më i madh është kryeministri Ramush Haradinaj.

Burime të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se në vizitën e fundit në Bruksel, të zhvilluar ditë më parë nga negociatorët kosovarë, u është lënë të kuptohet këtyre të fundit se këtë vit janë gjasat minimale që të arrihet marrëveshja, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme edhe nga faktori ndërkombëtar, me arsyetimin se as Vuçiqi tashmë nuk e ka një gatishmëri të tillë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles