Site icon Prishtinapress

Këta janë personat që sulmuan veprimtarin e PDK-së, në Ferizaj

Humanisti dhe veprimtari nga Partia Demokratike e Kosovës në Ferizaj, Jakup Sabedini u sulmua fizikisht të shtunën, ku i njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe më pas i është ofruar edhe shërbim urgjent mjekësor.

Sabedini pretendon se u sulmua nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, deri sa i njëjti i cili konfirmoi rastin për Indeksonline tha se ka marrë kërcënime nga persona të njëjtë edhe më herët.

Ani pse Lëvizja Vetëvendosje, dega në Ferizaj, u distancua nga ky sulm, duke thënë se asnjë aktivist i tyre nuk është përfshirë në kurrfarë sulmi ndaj askujt e as ndaj anëtarit të PDK-së, Jakup Sabedini, burime të Indeksonline mësojnë se këta janë të dyshuarit që sulmuan veprimtarin e PDK-së.

Të dyshuarit janë, Eroll Behluli, Mentor Ibrahimi dhe Indrit Biti, që të tre aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndryshe, në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe Kryesia e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, derisa ata kanë dënuar fuqishëm këtë akt të dhunës të cilën e quajnë të motivuar politikisht dhe fton organet e drejtësisë dhe ato të sigurisë ta ndriçojnë këtë rast dhe të mbajnë përgjegjës kryesit deri në dënimin meritor./Indeksonline/

Njëri nga sulmuesit e Jakup Sabedinit, Mentor Ibrahimi
Exit mobile version