Ministria për Punë të Jashtme e Republikës së Maqedonisë më herët kishte marrë konfirmimin se dy shtetas maqedonas kanë ndërruar jetë në aksidenti zinxhiror në autostradës Nish-Beograd.
“Për momentin kemi një konfirmim telefonik nga policia në Jagodinë se për fat të keq dy qytetarë maqedonas janë vrarë në aksidentin e trafikut. Siç është edhe procedura e zakonshme, ne nuk i komunikojmë emrat e të vdekurve, vetëm se konfirmojmë cfarë ka ndodhur” thonë nga MPJ.
Sot në mëngjes në spitalin e Nishit vdiq edhe një person nga të aksidentuarit, kështu që bilanci tragjik i aksidentit zinxhiror që ndodhi rreth orës 07:20 dje në mëngjes në autostradën Beograd-Nish, në pjesën ndërmjet qyteteve Jagodina dhe Quprija është tetë viktima dhe rreth 40 të plagosur. Aksidenti përfshiu të dyja anët e autostradës, me 34 automjete dhe kamionë që u përplasën për shkak të mjegullës së dendur.