Site icon Prishtinapress

Këta janë 10 kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, sot do të votojnë për dhjetë kandidatët të cilët muaj më parë i kanë hyrë garës për t’u bërë “gardianë” të Kushtetutës.

Konform aktit më të lart juridik të shtetit, për secilën nga pesë pozitat që do të plotësohen në Kushtetuese garojnë nga dy kandidatë. Prej pesëshes që pritet të zgjidhet nga Kuvendi, një pozitë i takon komuniteteve pakicë në Kosovë.

Vullnetit të deputetëve do t’i nënshtrohen: Nexhmi  Rexhepi,  Remzije Istrefi-Peci, Radomir Laban, Hajzer Salihu, Safet Hoxha, Bajram Latifi, Shkëmb Manaj, Vigan Qorroli, Shqipe Ibraj- Mala dhe Nebojsha Boriqiq.

Prej tyre, Radomir Laban dhe Nebojsha Boriqiq “luftojnë” ndaras nga të tjerët për vendin në Gjykatë.

Në rast se procesi shkon siç duhet, atëherë Gjykata Kushtetuese për herë të parë do të jetë pa asnjë ndërkombëtar, shkruan AktivPress. Sipas rregullave, votimi i kandidatëve për gjyqtar kushtetues është i fshehtë.

Exit mobile version