Site icon Prishtinapress

Kështu i përgjigjet Arbana Xharra akuzave të Fisnik Ismailit, për rrahjen nga bashkëshorti i saj

Këshilltarja e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, Arbana Xharra është paraqitur sot në Policinë e Kosovës , pas deklaratave të fundit të deputetit të Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili.

Ky i fundit akuzoi bashkëshortin e saj, Andin Lokaj, se i njëjti e kishte rrahur para disa muajsh.

“E dhash një deklaratë në polici, departamenti i krimeve të rënda, të cilët e kanë trajtuar rastin e sulmit ndaj meje, nga të cilët kërkova që të kërkojnë fakte nga, fatkeqesisht, deputeti Fisnik Ismaili për akuzën publike që e bëri, se burri im Andin Lokaj me paska rrahur. Ismaili është i obliguar me ligj të jap fakte për këto akuza, sikurse edhe polica ta zbadhë atë”, ka shkruar ajo.

Statusi i plotë i Xharrës në Facebook:

Miq, po më vjen keq që po më duhet të merrem me nivelin kaq të ulët të debatit të nxitur nga një, fatkeqësisht, deputet. Unë e kam të pamundur t’i shes moral e ti jap keshilla dikujt që i ka takuar e i takon një subjekti që s’kanë lënë gjë pa i bërë njëri-tjetrit, por të pakten ia jap mundësitë që për ato cka flet për mua ti faktoi në polici. Andaj, sapo e dhash një deklaratë në polici, departamenti i krimeve të rënda, të cilët e kanë trajtuar rastin e sulmit ndaj meje, nga të cilët kërkova që të kërkojnë fakte nga, fatkeqesisht, deputeti Fisnik Ismaili për akuzën publike që e bëri, se burri im Andin Lokaj me paska rrahur. Ismaili është i obliguar me ligj të jap fakte për këto akuza, sikurse edhe polica ta zbadhë atë. Me gjakftohësi, do të ndjeki rrugët ligjore deri në fund. Ndërkohë që po përgatitet padia për shpifje ndaj deputetit të Vetëvendosjës.

Exit mobile version