4.7 C
New York
Tuesday, December 3, 2024

Buy now

spot_img

Këshilltari i Thaçit: Richard Grenell mbetet i përkushtuar për dialogun

Këshilltari politik i presidentit Hashim Thaçi, Blerim Shala, ka lëshuar një sqarim, të premten, pas intervistës së dhënë në “Rubikon”, dhe në përgjigje ndaj interpretimeve të ndryshme që, sipas tij, janë përvijuar më pas.

“Richard Grenell, Emisari Special i Presidentit Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, mbetet i përkushtuar plotësisht për të kontribuar në fazën finale të bisedimeve në mes të autoriteteve të Prishtinës dhe Beogradit, për arritjen e Marrëveshjes Gjithpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Shala.

Sipas tij, “Shtëpia e Bardhë e sheh si jetike për stabilizimin afatgjatë të Ballkanit Perëndimor arritjen e kësaj Marrëveshjeje, dhe roli i Administratës së Presidentit Trump është i pazëvendësueshëm që Kosova dhe Serbia të arrijnë në një epilog të suksesshëm të fazës finale të bisedimeve”.

Shala ka thënë se “Richard Grenell si Emisar Special i Shtëpisë së Bardhë, do të vazhdojë të luajë roli e tij shumë të rëndësishëm në dialogun në mes të instancave më të larta të Kosovës dhe Serbisë, siç ka qenë zaten rasti që nga vjeshta e vitit të kaluar, kur është emëruar nga Presidenti Trump në këtë detyrë shumë të rëndësishme”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles