8.7 C
New York
Thursday, November 21, 2024

Buy now

spot_img

Këshilltari i Kadri Veselit: VV e LDK sot vandalizuan Kuvendin e Kosovës

Avni Bytyçi, këshilltar politik i Kryetarit në detyrë të Kuvendit, Kadri Veseli, e ka cilësuar vandalizëm politik takimin që udhëheqësit e VV-së dhe LDK-së mbajtën në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Bytyçi ka shkruar përmes një reagimi në Facebook se zyrtarët partiak pa e marrë mandatin zyrtarisht, rrjedhimisht pa e bërë betimin, nuk kanë të drejtë të përdorin ambientet e një institucioni kushtetues.

“Siç duket takimet e liderëve politik të LVV-së dhe LDK-së në qoshet e hoteleve nuk kanë lënë shije të mirë, andaj, ata sot në këtë ditë feste po mundohen të improvizojnë seriozitetin e tyre”, ka thënë ndër të tjera Bytyçi.

Reagimi i plotë i Bytyçit:

Pse ky vandalizim politik ne Kuvendin e Kosoves? Sot zyrtaret e LVV-se dhe LDK-se e kane zhvilluar nje takim ne institucionin e Kuvendit, edhe ate ne hapesirat e kryesise. Duke cenuar rend natyren e institucionit me te larte te Republikes se Kosoves – ate te perfaqesimit legjitim te sovranit permes mandatimit, por edhe te neutralitetit politik. Sikur te ishte bere konstituimi i Kuvendit, takimet do te ishin legjitime. Por, prania e partive politike ne hapesirat e Kuvendit pa mandat e bene te pakuptimte edhe te rrezikshme kete sjellje. Siç duket takimet e lidereve politik te LVV-se dhe LDK-se ne qoshet e hoteleve nuk kane lene shije te mire, andaj, ata sot ne kete dite feste po mundohen te improvizojne seriozitetin e tyre.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles