Site icon Prishtinapress

Këshilltari i Haradinajt kërkon formimin e komisionit hetimor për listat e veteranëve

Këshilltari Politik i Kryeministrit, njëherësh udhëheqës i Zyrës për çështjet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, Gazmend Syla është deklaruar për debatin e fundit mbi hetimet për listat e veteranëve.

Ai përmes një shkrimi ka thënë se është pro hetimeve për të gjetur veteranët që rrejshëm e kanë fituar statusin.

Këshilltari i Haradinajt ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të formojë një komision hetimor që do të verifikojë dhe hetojë ata që kishin ndihmuar në luftë, por që nuk dhanë asnjë kontribut për çlirimin e vendit.

“Jam pro hetimeve për të gjetur ata që pa meritë kanë fituar statusin e veteranit. Por, kërkoj që Prokuroria e Shtetit të formojë një komision hetimor që do verifikojë dhe hetojë ata që kishin mundësi të ndihmojnë Luftën Çlirimtare (si ushtar, si financues apo në çfarëdo forme); por që nuk e dhanë asnjë kontribut për çlirimin e vendit të tyre”, ka shkruar ai.

Exit mobile version