Site icon Prishtinapress

Këshilltari i Erdogan: Grekët do vdesin urie, ne do të pushtojmë hapësirën

Xhuxhë dhe vend që po vdes nga uria. Kështu e konsideron këshilltari i Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, Mesut Hakki Casin, Greqinë.

“Ai ka lëshuar disa deklarata ekstreme për të provokuar Greqinë dhe Spanjën”, e hap lajmin e saj gazeta Protothema bazuar deklaratave të profesorit turk. Gjatë një interviste në një televizion turk, Casin i ka quajtur xhuxhë grekët.

“Greqia thotë se ka një ishull për xhuxhët. Në këtë ishull xhuxhësh pretendon se do të mundë Guliverin gjigand me liliputët e vegjël. Guliveri është Turqia dhe u them grekëve: Jeni xhuxhë. Shkoni peshkoni”, tha ai.

Këshilltari përdori edhe terma futbollistikë duke u krahasuar me Greqinë. Francën e quante të padobishme, ndërsa habiti me deklaratat e tjera kur tha se Turqia do të pushtojë edhe hapësirën.

“Jemi 3 pikë përpara. Franca është e padobishme. Nuk mund të shesë produkte si Izraeli. Greqia do të blejë 18 avionë, ne do të blejmë 200. Do ta shikoni kush ka para. Greqia është e uritur. Jam në Dalaman dhe avionët nuk pushojnë. Ka turistë kudo. Askush nuk udhëton në Greqi. Atje nuk ka turistë. Greqia po vdês urie. Më vjen keq për grekët.

Ushtarët grekë në Kastelorizo do të vdêsin urie nëse nuk arrijnë së shpejti furnizimet. Kjo për shkak se Kastelorizo furnizohet nga Turqia. Greqia e di këtë. Turqia do të ndërtojë një avion mbajtëse dhe helikopterë mbajtëse. Në fakt dje, Presidenti Erdogan na dha lajmin e mirë, që Turqia do të shkojë në hapësirë. Kështu që përveç detit dhe tokës do të pushtojmë edhe hapësirën. Me forcat e saj punëtore Turqia do të hyjë në ekonomitë më të forta të botës 15 vitet e ardhshme”, u shpreh profesori turk.

Ndër të tjera këshilltari i Erdogan ka sulmuar Bashkimin Europian duke thënë se ata janë trokë për shkak të pandemisë.

“Europa është në kolaps prej pandemisë. Në Europë të gjithë janë trokë. Askush nuk ka para në xhepa. Ne gjetëm gaz, grekët jo”, tha ai.

Exit mobile version