18 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së përkrahu kandidimin e Hotit për Kryeministër, mësohet sa anëtarë votuan PËR

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka votuar për kandidaturën e Avdullah Hotit për kryeministër të Qeverisë së re. Nga 124 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm, 117 kanë votuar, 115 janë shprehur pro kandidimit të Hotit kurse dy janë shprehur kundër.

Kështu ka njoftuar kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka falënderuar anëtarët për pjesëmarrje në votim, transmeton Telegrafi.

“Nga 124 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm janë përgjigjur 117, 115 prej tyre kanë votuar për kurse dy janë shprehur kundër. Në bazë të kësaj, si kryetar i LDK-së konstatoj se Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së vendosi që Avdullah Hotin ta përcaktoj Kandidat për Kryeministër të Kosovës”, thuhet në letrën e Mustafës.

Ndryshe, LDK ka pohuar se Qeverinë e re do ta formojë në koalicion me AAK-në, Nismën Socialdemokrate, AKR-në dhe minoritetet jo shumicë në Kuvend.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles