Site icon Prishtinapress

Kërkohet që Kadri Veseli të dëshmojë për rastin e Astrit Deharit

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që të ftojnë për intervistim kreun e PDK-së, që të dëshmojë lidhur me rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Gashi ka thënë se Veseli dy herë publikisht ka deklaruar se Astrit Dehari është vrarë në Burgun e Prizrenit.

“Çka po i mungon Prokurorit te Prokurorisë Speciale Z. Afrim Shefkiu që nuk e fton për të dëshmuar lidhur me te gjitha ato informata qe i din Z. Veseli dhe e cili haptas deklarohet se din shumë për vrasjen e Astrit Deharit”, ka shkruar ai.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Kadri Veseli, kishte deklaruar se Astrit Dehari është vrarë.

Veseli në Zonën e Debatit përballë analistëve kishte thënë se vrasja e Dehari është përdorur për ta fituar pushtetin nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Pastaj e keni një djalë  të ri i cili është vrarë është përdorur deri kur është fituar pushteti, Astrit Dehari”.

Astrit Dehari ishte mbajtur më shumë se  70 ditë në një qeli në burgun e Prizrenit i dyshuar si i përfshirë në sulmin e cilësuar terrorist kundër Kuvendit të Kosovës.

Exit mobile version