18 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Kërkohet që fondi për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës të jetë 1 miliard euro

Edhe pse ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi iu ka bërë ftesë për takim konsultues rreth “Pakos për Rimëkëmbjen e Ekonomisë”, të gjithë ish-ministrave të Financave në Kosovë, ish ministri i Financave dhe Ekonomisë, Haki Shatri deklaron për se nuk do të merr pjesë në këtë takim që do të mbahet të martën, pasi sipas tij, një iniciativë e tillë është e vonuar dhe nuk ka legjitimitet kjo qeveri.

Ndërsa, drejtues të Odës së Afarizmit të Kosovës, kanë dërguar kërkesat e tyre për pakon për rimëkëmbjen ekonomike dhe vlerësojnë se kjo pako duhet të jetë rreth 1 miliardë euro për shpëtimin e ekonomisë së vendit dhe ruajtjen e vendeve të punës.

Ish ministri Shatri iniciativën e ministrit Bislimi po e konsideron si gjest të mirë, por mendon se është e vonuar dhe jashtë kompetencave.

“Dje e kam marrë ftesën, nuk kam pas kohë ende me u përgjigj, por do t’i përgjigjem sot. Nuk do të marrë pjesë, sepse e konsideroj që kjo Qeveri nuk është kompetente me marrë vendime, ndërsa me propozua masa për një periudhë, e cila do të shtrihet tepër larg në kufijtë kohorë në fushën e veprimeve të saj. Është një qeveri e cila në kuvend është shkarkuar dhe është e obliguar me vepruar vetëm për nevoja emergjente”, thotë Shatri.

Ish këshilltari për ekonomi po mendon se veprimet për këtë situatë dhe për pakon e dytë duhet të bëhet me një program të ri, për një periudhë më afatgjate që parash rimëkëmbjen e ekonomisë. Sipas tij, për periudhën e dytë është e rëndësishme që të kërkohet në nivel të ekspertëve të ekonomisë për të gjetur një zgjidhje e cila do të ishte stabile e qëndrueshme dhe e pajtueshme me li gjet në fuqi.

Kryetari i bordit tw Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi thotë se edhepse është herët të vlerësohen dëmet e shkaktuar nga pandemia në ekonomi, fondi për rimëkëmbje duhet të jetë 1 miliardë euro. Ai ka treguar burimet financiare nga mund të arrihet ky fond në këtë vlerë.

“Mungesa e përllogaritës së dëmeve jep paragjykime, por në bazë të vendeve të rajonit fondi duhet të jetë deri në 1 miliardë për përkrahje në rimëkëmbjen ekonomike afatgjate. Mirëpo, kjo është një sfidë e qeverisë për të krijuar një fond të tillë. Për këtë fond besojmë se bashkë me të hyrat nga Bashkësia Ndërkombëtare, nga Banka Botërore, nga BREZH, nga Trusti, një pjesë edhe nga AKP-ja, që të përkrahet biznesit ashtu siç po bëjnë edhe vendet e rajonit për të dhënë një injeksion bizneseve, në mënyrë që këto të kenë një start shumë më të fuqishëm për rritje të eksportit, por edhe prodhimin vendor “, thotë Krasniqi.

Krasniqi ka deklaruar se një ndër kërkesat që është bërë nga OAK për këtë pako, është edhe dhëna e kredive për bizneset që kanë vështirësi për të ruajtur likuiditetin e tyre.

“Te pako e dytë ne kemi dërgua disa kërkesa, një prej tyre është që të shikohet mundësia që shteti të ndihmojë bizneset në humbje që kanë pësuar. Mundësia e dhënies së kredive pa kamatë në ‘grjes periudhë’ deri në dy vjet. Po ashtu të ofrohet mundësia e dhënies së kredive për bizneset që kanë vështirësi për të ruajtur likuiditetin e tyre. Sepse për të mbajtur prodhimin dhe qarkullimin, tash bizneset po hasin me pagesa. Ky është një problem i madh që do të duhej me pasur parasysh shteti dhe me i ndihmua ato që gjatë kësaj kohe mos me pasur probleme me të hyra që të vazhdojnë punën dhe t’i mbajnë punëtorët në vendet e punës. Pastaj, kërkesë tjetër është shtyrja e tatimeve dhe kontributeve deri më 30 qershor, si dhe të lirohen plotësisht bizneset nga lënda e parë për prodhuesit vendor e jo sipas seleksionimeve të caktuara. Lënda e parë që blihet në vend të lirohet nga dogana dhe TVSh, për shkak se nëse blihet nga jashtë bizneset janë të liruara, ndërsa nëse blihet lënda e parë në brendi nuk je i liruar”, deklaron Krasniqi.

Ndërsa, zëvendësministri i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Ilir Aliu thotë për KosovaPress, se kjo ministri është duke krijuar edhe një pako për rimëkëmbjen ekonomike. Por, sipas Aliut, fillimisht duhet të identifikohen ato industri të cilat kanë nevojë për mbështetje financiare me një fond që do të jetë më i lartë se ai emergjent.

“Mënyra se si i kemi qasë këtij problemi që e kemi, është në dy faza. Faza e parë është kjo pako që e diskutim për urgjencën që e kemi. Ndërsa, pako e dytë merret me rimëkëmbjen ekonomike. Bisedat veç i kemi filluar. Ne kemi bërë një dizajnim se si do të duket pakoja për rimëkëmbjen ekonomike. Gjithashtu i kemi ftuar të gjithë ata që munden me kontribuar si ekspert të brendshëm dhe të jashtëm. Odat ekonomike dhe të gjitha ata të cilët kanë ide se si duhet të duket rimëkëmbja ekonomike. Ne i ftojmë që të bëhen pjesë e ekipit. Pra, është në hartim e sipër pakoja, se kur do të del, datën nuk mund ta themi, sepse nuk e dimë se sa do të zgjatë kjo pandemi… së pari duhet të identifikohen ato industri të cilat duhet të mbështeten, cilat janë nevojat që i kanë ndërmarrësit, dhe pastaj bëhet një plan i përgjithshëm për të gjitha këto. Varësisht prej saj do të bëhen kalkulimet, dhe sa para na duhen që ta bëjmë rimëkëmbjen e pastaj implementimi. Për shumë, nuk do të kisha cek, por shuma do të jetë shumë më e madhe se kjo pakoja emergjencës”, thotë Aliu.

Të ftuar në këtë takim konsultues rreth “Pakos për Rimëkëmbjen e Ekonomisë”, janë edhe ish-ministri Bedri Hamza, Avdullah Hoti, Besim Beqaj, Ahmet Shala dhe Ali Sadriu, si dhe guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, por që asnjë prej tyre deri tash nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim që pritet të mbahet të martën prej orës 10:00. /kp

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles