Site icon Prishtinapress

Kërkesë për paraburgim ndaj dy hajnave dhe personit që rrahu nënën

Prokuroria Themelore në Ferizaj paraqet kërkesë për paraburgim kundër tre të pandehurve

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj kundër tre personave të pandehur, transmeton prishtinapress.eu

“Kundër të pandehurve E.D., dhe A.B., është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit sepse ekziston dyshimi i bazuar se E.D, A.B., dhe F.H., i cili gjendet në arrati, në bashkëkryerje dhe me qëllim që me përvetësimin e sendeve të huaja vetit ti sjellin përfitime pasurore të kundërligjshme, kanë kryer vjedhje duke i shkaktuar dëm material të dëmtuarit S.S., në atë mënyrë që me forcë kanë depërtuar brenda në shtëpinë e të dëmtuarit dhë kanë marrë veturën e markës “BMË”, Tv Plaza Samsung, DVD, kuti me bizhuteri, 4 burmashina, 2 hillta, një bicikletë elektrike, një pompë të ujit, një motor të ujit për zbrazje, zmadhues zëri për veturë, bateri(akumulatorë), 5 radio të veturave si dhe kanë demuluar tërë shtëpinë, më të cilën në bashkëkryerje do të kryenin veprën penale “Vjedhje e rëndë” nga neni 327 par.1, nënpar.1.1. lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e PTHF-së.

Sipas njoftimin, edhe kundër të pandehurit A.I., është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit sepse ekziston dyshimi i bazuar se me datën 08.01.2019, i pandehuri pas një fjalosje rreth disa parave që i’a ka kërkuar e dëmtuara-nëna e tij, tensionohet situata dhe me dashje i shkakton lëndime trupore, me të cilën do të kryente veprën penale penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 189 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se me vendim të Prokurorit të Shtetit, të pandehurit gjenden në ndalim dhe ndaj tyre është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve.

 

.

 

Exit mobile version