24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Keqpërdorime në Shërbimin Korrektues të Kosovës, nisin procedurat për shkarkimin e Nehat Thaçit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka thënë se do të nisin procedurat për shkarkimin e drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

Haxhiu ka thënë se kanë pranuar informacione se në Shërbimin Korrektues të Kosovës po ndodhin keqpërdorime.

“Që nga momenti që kam pranuar detyrën jemi zotuar për zbatimin e ligjit, pavarësisht sfidave. Kemi identifikuar probleme dhe kemi shfuqizuar disa vendime. Para disa ditëve kemi pranuar në kabinet disa informata për shkelje në Shërbimin korrektues të Kosovës. Janë lidhur kontrata dhe janë bërë transfere të paligjshme, bëhet fjalë për një kontratë për 2 hektarë tokë ku nënshkrues të kontratës ka qenë edhe ish ministri i Drejtësisë, Selim Selimi. Sot do të nisim proceduarat për marrjen e masave ndaj drejtorit të Shërbimit Korrektues”, tha ajo.

Haxhiu ka thënë se ajo nuk mund ta shkarkoi Thaçin por që kërkesën do ta bëjë tek Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë që të shqyrtojë veprimin e drejtorit Thaçi dhe të vendos për shkarkimin e tij.

“Unë si ministre nuk kam të drejtë me ligj ta shkarkojë. Por kërkesa do t’i shkojë Këshillit shtetëror për vlerësim dhe disiplinë dhe ky Këshill kur t’i analizon faktet të cilat do t’i procedojmë sot nga Ministria e Drejtësisë, bazuar në fakte mund të kërkojë shkarkimin e Zotit Thaçi, mund të shkarkojë Thaçin”, tha ajo.

Ndërkaq, zëvendësministri Blerim Sallahu ka deklaruar që nënshkrues të kontratës për qiradhënie ka qenë ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe drejtori i SHKK-së, Nehat Thaçi.

“Bëhet fjalë për një zonë urbane në hyrje të qytetit të Vushtrrisë, ku bëhet fjalë për 2 hektar e 12 ari e 17 metra katror. Kontrata që është lidhur ndërmjet drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, Nehat Thaçi dhe ish-ministrit Selim Selimi në njërën anë dhe kompanisë të regjistruar pas afatit përmban huqje ligjore ku baza që janë mbështetur nuk i jep të drejtën e dhënies në shfrytëzim të parcelës prej 2 hektar e 12 ari e 17 metra katror”, ka thënë Sallahu.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles