Shpesh sekrecioni nga bajamet, ushqimi i cili shtresohet në bajame mund të shtresohen në fyt, ndërkaq si pasojë e përflakjeve të shpeshta të bajameve krijohen gurëzit
Kërkoni ndihmën e mjekut tuaj dhe verifikoni a është pikërisht ky shkaku i erës së keqe, transmeton Telegrafi.
Shumica e njerëzve e di që higjiena e mirë orale nënkupton larjen e rregullt të dhëmbëve dhe përdorimin e perit të dhëmbëve, mirëpo shpesh harrohet gjuha.
Era e pakëndshme nga goja është problem me të cilin gjithsecili nga ne është ballafaquar në jetë, në shembullin vetjak apo në takimet e përditshme me të tjerët.
Në shumicën e rasteve është rezultat i higjienës së keqe të gojës, por mund të jetë shenjë e disa problemeve të tjera shëndetësore.
Vazhdimisht keni erë të pakëndshme?
Ndoshta në gojë janë shtresuar baktere.
Shkaku i baktereve të këqija
Goja është vatër e baktereve të këqija të cilat nuk grumbullohen vetëm në dhëmbë, por edhe në gjuhë. Një ndër to Helicobacter Pylori, është njëri ndër shkaktarët kryesorë të erës së keqe. Ai jeton në gjuhë, andaj çdoherë kur lani dhëmbët, brushën kalojeni edhe sipër dhëmbëve.
Pini më shumë lëngje
Meqenëse bakteret zhvillohen në gojë, konsumoni më shumë lëngje. Nëse as pastrimi i dhëmbëve as i gjuhës nuk ndihmon, mund të jetë edhe në rrugët e frymëmarrjes apo në lukth.
Era e keqe mund vetëm të mbulohet me çamçakëzë
Bonbonet dhe çamçakëzët e gomës janë zgjidhje afatshkurtër për erën e keqe. Era e pakëndshme vërtet është problematike, sepse na pengon në jetën e përditshme në komunikimin me njerëzit e tjerë, ashtu siç do të dëshironim.
Prandaj, ju propozojmë ilaçin natyral i cili do t’jua zgjidhë problemin me erën e keqe!
Pija kundër erës së keqe
Përbërësit:
– 2 limonë;
– ½ lugë mjaltë;
– ½ lugë kanellë pluhur;
– 1 lugë ujë të nxehtë.
Përgatitja:
Kanellën dhe mjaltin qiteni në një enë, pastaj shtoni ujin e nxehtë dhe të gjitha përzieni mirë në mënyrë që mjalti të shkrihet. Pastaj lëngun e kulluar të limonit shtojeni dhe tretjen e cila është mirë e përzier futeni në frigorifer!
Aplikimi:
Kur ta ndieni erën e keqe, merrni një lugë tretjeje dhe shpëlajeni gojën duke bërë gargarë dhe gëlltiteni.
Pra, kurdo që ndieni erën e keqe, ju veproni kështu.