Site icon Prishtinapress

Kelmendi: Shpend Ahmeti ideal për kryetar të PSD-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Bajram Kelmendi ka theksuar se ai nuk do të kandidoj për kryetar të kësaj partie në zgjedhjet e brendshme, që pritet të mbahen gjatë kësaj jave.

Ai në emisionin “Dossier D”, të RTV Dukagjini ka thënë se Shpend Ahmeti dhe Visar Ymeri që të dytë janë kandidat të përshtatshëm për të parin e PSD-së.

“Sa i përket kushteve të përgjithshme Shpendi i plotëson kriteret, sikurse edhe Visari. Unë të dytë i njoh familjarisht dhe për mua të dytë janë gati njësoj. Pozita e kryetarit ka përgjegjësi të madhe, andaj nëse ka një ekip që e ndihmon kryetarin e punën e tij, atëherë puna do të jetë më e lehtë”, ka shtuar Kelmendi.

Exit mobile version