Site icon Prishtinapress

Katër të vdekur dhe 203 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se të shtunën janë testuar gjithsej 419 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 203 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 4.715 raste nga 27.723 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Po ashtu të shtunën kanë vdekur katër persona duke çuar numrin e viktimave në 101.

Ndërkaq janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.227 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.387.

Rastet pozitive sipas komunave:

Komuna Prishtinë 75 raste;
Komuna Gjilan 28 raste;
Komuna Ferizaj 21 raste;
Komuna Fushë Kosovë 11 raste;
Komuna Lipjan 11 raste;
Komuna Podujevë 8 raste;
Komuna Viti 6 raste;
Komuna Mitrovicë 6 raste;
Komuna Drenas 5 raste;
Komuna Kamenicë 4 raste;
Komuna Malishevë 4 raste;
Komuna Vushtrri 4 raste;
Komuna Skenderaj 4 raste;
Komuna Gjakovë 3 raste;
Komuna Shtime 3 raste;
Komuna Pejë 3 raste,;
Komuna Obiliq 2 raste;
Komuna Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast;
Komunat: Deçan, Prizren dhe Shtërpce.

Exit mobile version