Site icon Prishtinapress

Katër policë të Kosovës janë shëruar nga coronavirusi, 7 të tjerë vazhdojnë të jenë të infektuar

Muaji maj ka shënuar rënie drastike të numrit të qytetarëve të prekur me COVID-19, ndërsa është rritur në mënyrë të konsiderueshme numri i të shëruarve nga coronavirusi në Kosovë.

Listës së të shëruarve i janë shtuar edhe katër zyrtarë policorë, të cilët kanë qenë të prekur me COVID-19, ndërsa edhe shtatë të tjerë vazhdojnë të jenë ende pozitivë.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, Bajram Krasniqi, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, i cili tha se zyrtarët policorë që kanë dalë negativë aktualisht janë duke qëndruar për disa ditë në vetizolim.

“Numri i policëve të prekur me COVID është 11 në tërë Republikën e Kosovës. Prej tyre 4 janë shëruar dhe 7 të tjerë vazhdojnë të jenë pozitiv. Mmirëpo janë në gjendje të mirë shëndetësore… Vazhdojnë edhe një vetizolim të shkurtër. Pastaj ne e kemi një Drejtori të Shërbimeve Shëndetësore në kuadër të Policisë. Ata tërë kohës, përpos mjekëve të IKSHP-së i kanë trajtuar edhe këta dhe besoj që varësisht nga dita e bërjes së testit që kanë dalë negativë, do të kthehen edhe në vendet e tyre të punës”, theksoi ai.

Krasniqi dha detaje për 11 zyrtarët policorë që janë prekur gjatë kësaj periudhe me COVID-19.

“Disa raste janë prekur gjatë transportit të personave që kanë qenë një rast ka qenë në Malishevë se i biri ka qenë i prekur dhe një rast tjetër e kemi një zyrtare policore e cila ka qenë jashtë vendit në trajnim dhe kur është kthyer ka dalë pozitiv. Dhe pesë rastet tjera i kemi në pjesën veriore të Mitrovicës që janë të prekur me COVID-19”, tha Krasniqi.

Deri tani në Kosovë kanë rezultuar pozitiv 870 persona, prej tyre 653 pacientë janë shëruar, ndërsa 28 kanë humbur jetën.

Exit mobile version