Katër polic të Kosovës janë plagosur gjatë aksionit në Veri të Mitrovicës.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa.
“Për momentin katër policë janë të plagosur por që janë jashtë rrezikut për jetë. Tre prej tyre janë duke u trajtuar në Emergjencë dhe njëri në Kirurgji”, tha Mustafa.