Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati tha se nuk është në rregull pushtetarët me i bo analizat për me kuptu a janë të infektuar vec pse e kanë mundësinë.
Më tutje ai shtoi se mjekët e Komunës së Vitisë qe disa ditë janë të izoluar dhe pa u testu.
Postimi i plotë:
Nuk është në rregull pushtetarët me i bo analizat për me kuptu a janë të infektuar vec pse e kanë mundësinë, ndërsa psh mjekët e Komunës së Vitisë qe disa ditë janë të izoluar dhe pa u testu. Ne, politikanët që udhëheqim me institucione, gjatë këtyre ditëve duhet me qenë në shërbim të të gjithë qytetarëve, e sidomos ndaj mjekëve dhe të tjerëve të mbiangazhuar në këto ditë.
Thirrja ndaj qytetarëve që me qëndru në shtëpi e mos me i vërshu spitalet për t’u vërtetuar nëse janë të prekur me COVID-19 duhet t’i prijë modestia e pushtetarëve, dhe jo e kundërta si në rastin konkret.
Kosova ka bërë ende shumë pak testime. Brenda mundësive, duhet të rritet dukshëm testimi në masa më të mëdha, me prioritet njerëzit që kanë simptoma dhe ata që kanë pas kontakte të drejtëpërdrejta me të konfirmuarit me virus.