Tashmë është punë e kryer, Philippe Coutinhos i është bashkuar Barcelonës, i cili u kushtoi spanjollëve 160 milionë euro.
Braziliani është një ndër personazhet kryesore në karikaturën e ditës të publikuar nga Eurosport, së bashku me Lionel Messin e Luis Suarezin.
Karikaturisti e ka shpjeguar situatën në të cilën Liverpooli po e mbante Coutinhon si të burgosur, duke mos e lejuar të largohet gjatë verës, pavarësisht insistimit të brazilianit.
