Site icon Prishtinapress

Kapja e shtetit, grupet e interesit dhe krahasimet me Gruevskin – Debati Haradinaj vs. Kurti

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në fjalën e tij në Kuvend ku po debatohet për luftën ndaj korrupsionit, ka thënë se Kosova ka sistem të padrejtësisë.
Kurti theksoi se gjatë qeverisjes 9 mujore të Haradinajt ende nuk ka përgjigje për shumë “krime”.

Madje Haradinajn e krahasoi edhe me qeverinë e Gruevskit në Maqedoni.

“Buxheti që ndahet për drejtësinë është diçka më shumë se 2%. Kjo tregon përkushtimin qeveritar për shtendërtimin në Kosovë. Duhet të ndryshohet kodi i procedurës penale. Qeverisë dhe presidentit nuk iu konvenon anëtarësimi në BE. Qeveria aktuale është për BE pasi e di se nuk është as afër që të ndodhë”, tha Kurti.

Në fund të fjalës së tij deputeti Kurti pati edhe një pyetje për kryeministrin Haradinaj.

“I ke quajtur autorë të kapjes së shtetit qeverinë e kaluar. A besoni ju se Kosova vazhdon të jetë shtet i kapur qysh keni thënë para dy vitesh?”, tha Kurti.

Kurse në replikën e tij Haradinaj e cilësoi si gabim krahasimin që Albin Kurti ia bëri qeverisë së Haradinajt me atë të Gruevskit.

“Shumë prej konstatimeve tua janë të vërteta. E para as në kohë e as hapsirë nuk mund ta krahasosh qeverinë Haradinaj me Gruevskin.  Mos bo ksi gabime”, tha i pari i qeverisë.

Në pyetjen e Kurtit, Haradinaj u përgjigj shkurt.

“Nuk po e di ku po i gjen këto konstatime se kjo qeveri nuk po donë me e dërgu vendin kah BE-ja.  Shihe raportin edhe tregon a është shteti i kapur. Kemi problem me rend dhe ligj”, theksoi shefi i ekzekutivit.

Debati vazhdoi. Kurti tha se kur Kosova të afrohet në BE, atëherë grupet e interest do të synojnë ta ndalin këtë rrugë.

E haradinaj theksoi që nuk do të lejojë shantazhe për ta përkahur sundimin me rendin dhe ligjin.

“Po dojmë me ec edhe na dikah. Kom ardh kryeministër prej 11 shtatorit e kam marrë detyrën. Nuk e kam najfarë behane që më shantazhon që me përkrahë rendin dhe ligjin”, përfundoi kryeministri Haradinaj.

Exit mobile version