16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Kapiteni i Sivassporit përjashtohet nga ndeshja – pasi konteston vendimin e gjyqtarit me telefon

Kapiteni i Sivassporit, Hakan Arslan është përjashtuar nga ndeshja në fund të pjesës së parë në sfidën ndaj Besiktasit.

Lojtari nuk ishte dakord me një vendim të gjyqtarit, duke bërë një veprim që rrallë mund ta keni parë, dhe kjo mund të ndodhë vetëm në liga më amatore.

Fillimisht, Arslan u ndëshkuar me karton të verdhë për një protestë ndaj një vendimi të gjyqtarit në fillim të takimit.

Më pas, kapiteni i Sivassporit shkoi e mori telefonin e tij, për t’i treguar gjyqtarit se kishte gabuar në atë vendim.

Gjyqtari nuk e toleroi atë gjë dhe e ndëshkoi menjëherë me kartonin e dytë të verdhë, duke e përjashtuar nga takimi.

Arslan kishte të drejtë në vendimin e tij se topi kishte kaluar vijat anësore dhe duhej të ndalohej aksioni, derisa skuadra e tij humbi 3-0.

https://twitter.com/GoalHoligan/status/1343601458151829506?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1343601458151829506%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkapiteni-sivassporit-perjashtohet-nga-ndeshja-pasi-konteston-vendimin-e-gjyqtarit-telefon%2F

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles