Site icon Prishtinapress

Kante largohet nga Chelsea, transferohet te gjiganti i Evropës

Paris Saint Germain do të rikthehet në garë për të nënshkruar me mesfushorin e Chelsea, N’Golo Kante në fund të sezonit.

N’Golo Kante mund të rikthehet në vendlindje, ku Paris Saint Germian po kërkon shërbimet e tij.

Reprezentuesi i Francës ka nënshkruar së fundi një kontratë të re me Chelsean, por PSG beson se ende kanë një mundësi për të sjellë Kanten në ‘Parkun e Princave’ në afatin e ardhshëm kalimtar.

Lajmi bëhet i ditur nga Le10 Sport, që raporton se Kante nuk ka një marrëdhënie të mirë me trajnerin Maurizio Sarri, dhe një largim i mundshëm nuk mund të përjashtohet.

Kante është pjesë e Chelsea që nga viti 2016, kur ishte transferuar nga Leicester City, me të cilën skuadër e kishte fituar Premierligën.

Exit mobile version