Site icon Prishtinapress

Kandidati i LVV-së Atiq: Jemi optimist, ftoj qytetarët që të dalin në votime

Pas po thuajse 3 orë që kur janë hapur vendvotimet, detyrën e tij qytetare e ka kryer edhe kandidati për Kryetar të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai i ftoi qytetarët që të dalin në votime.

“Sapo e kreva obligimin tim qytetar. I bëj thirrje të gjithëve me dal me votua. Ende është herët, është qetë, jemi optimist”, tha ai, raporton eo.

Kujtojmë se sot katër komunat më shumicë serbe janë duke votuar për të zgjedhur kryetarët e tyre.

Exit mobile version