Kancelarja gjermane Angela Merkel përmes një letre ka falënderuar imamin nga Shkupi Benjamin Idrizi, kryetar i “Forumit Islam në Mynih” dhe imam i xhamisë në Penzberg, njoftoi TV Shenja e Shkupit.
Kancelarja Merkel në shkresën e saj dërguar Idrizit shpreh mirënjohje për angazhimin e tij në ndërtimin e bashkëjetesës dhe solidaritetit me komunitetet e ndryshme fetare në Gjermani.
Ajo po ashtu çmon lart rolin e komuniteteve të tilla në parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit.
Benjamin Idrizi ishte përpilues i deklaratës “Jo në emër të Allahut – Dhe jo në emrin tonë”, ndërsa përmes kësaj deklarate Imamët dënuan ekstremizmin, keqpërdorimin e fesë, dhe sulmet terroriste. Deklarata në fjalë mëton të sqarojë qëndrimin e Islamit ndaj dhunës dhe rolin e tij në afirmimin e vlerave të paqes, tolerancës dhe bashkëjetesës.
Bejamin Idrizi përveç aktiviteteve të tij në Gjermani është edhe drejtor i “Fondacionit Qendra e Civilizimit Islam- FOCIC” me seli në Shkup.