2.9 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kallëzim penal kundër Mytaher Haskukës (Dokument)

Në Prokurorinë Themelore të Prizrenit është dorëzuar një kallëzim penal kundër kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka.

Ai, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Kallëzimi penal është ngritur nga Sabri Micaj, i cili pretendon se kryetari Haskuka në mënyrë të jashtëligjshme po i mbanë me ushtrues të detyrës pesë shkolla në Prizren.

“Me këtë veprim i pandehuri ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, shkruan Minsaj, në kallëzimin penal.

Sabri Micaj vitin e kaluar ishte zgjedhur drejtor i Shkollës së Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren.

Ndërkaq, konkursi i kësaj shkolle, së bashku me të tjerat ishte anuluar nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka.

Pesë shkolla vazhdojnë të menaxhohen me ushtrues të detyrës së drejtorëve.

“Kërkoj që të shqyrtohet seriozisht ky kallëzim penal dhe të merren masat e menjëhershme ndaj të pandehurit për faktin se unë disa herë kam konkurruar në këto pozita të punës, e që nuk jam pranuar, kurse të njëjtit kanë vazhduar të qëndrojnë në kundërshtim me ligjin”, shkruan Micaj, në kallzim penal.

Sipas tij, kryetari Haskuka ka bërë shkelje të ligjit mbi Arsimin Parauniversitar të Kosovës.

“Haskuka ka tejkaluar kompetencat zyrtare e ligjore”.

Kallëzimi penal është dorëzuar të premten në Prokurorinë e Prizrenit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles