Site icon Prishtinapress

“Kadria më thojke, Milaim mo me emra”, “Kush e tradhëtoi Nait Hasanin” – përplasen në emision Zeka dhe Haraqija

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Astrit Haraqija është përplasur me gazetarin e ish-deputetin Milaim Zeka lidhur me dërgimin e materialeve në Gjykatën Speciale në Hagë, raporton Gazeta Express.

Ishte gazetari Milaim Zeka që tha se i di me emra ata individë, zyrtarë të LDK-së që kanë dërguar materiale në Hagë.

“LDK-ja jo po individët të LDK-së. A do t’i kallxoj me emra, po vazhdo ti t’i kallxoj unë”, tha Zeka, derisa, të njëjtit iu përgjigj Haraqija, që tha se ndryshe është të thuhet LDK-ja, e ndryshe individë brenda Lidhjes Demokratike.

“LDK-ja është ndryshe, LDK-ja është ndryshe, sa i keni pas ju shpijuna brenda LDK-së që kanë punu me Serbi? A ka qenë Nait Hasani komandant i UÇK-së? Kush e ka tradhëtu?”, tha ish-ministri nga radhët e LDK-së.

Haraqija është kritikuar nga Zeka, që tha se po i karakterizon LDK-në dhe UÇK-në në dy grupe.

“Ti po thu na edhe ju, kështu nuk shkon debati kështu”, tha ai.

Megjithatë, Haraqija tha se kjo është e kundërt me atë se cka po deklaron ai në Kanal 10.

“Pse unë ty pot them që je serb e na shqiptarë a? Kjo është e kundërta e asaj që unë po foli”, shtoi ai.

Zeka shtoi në emision se LDK-ja ka disa vite që po akuzon ish SHIK-un për vrasjet e pasluftës, derisa, përmendi edhe deklaratat e tash ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

“Mas pari po thu LPK-ja e SHIK-u, mu po më drejtohesh, në anjërën s’jam kanë se isha kanë krenar. Udhëheqësit e LDK-së në krye me Isa Mustafën krejt votat i kanë fitu tu thanë na kanë vra SHIK-u, ja kanë përmend bazenin e Radoniqit Ramush Haradinajt, në fund kanë hi në koalicion. Janë disa parime në jetë, po e preke njeriun në familje e në çështje kombëtare, unë kurrë koalicion me të nuk hi, kur i thojshin Kadri Veselit ti je kriminel, ti je vrasës, Albulena Haxhiu i thojke midis parlamentit, SHIK-u yt na ka vra”, tha gazetari Zeka, duke thënë se ish-kryeparlamentari Kadri Veseli i kishte thënë të mos fliste me emra për këto raste.

“Kur folsha unë me emra Kadria më thojke, Milaim mo me emra”, tha tutje Zeka.

Haraqija e ka pyetur Zekën se pse ka hyrë si deputet nga radhët e Nismës.

“Pse hine me Nismën?”, tha ai.

Zeka ndërkaq në fund ka shtuar se është krenar që ka qenë deputet me Nismën.

“Unë jam krenar që hi me Nismën, jam krenar që hi me Nismën. Unë jam krenar që kam qenë deputet me Zafirin edhe shumë tjerë”, shtoi ai./GazetaExpress/

 

 

 

Exit mobile version