Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar Majlinda Kelmendin dhe Nora Gjakovën për suksesin në Poloni.
Veseli e ka uruar dyshen Kelmendi-Gjakova, ndërsa iu ka uruar suksese nesër Lorianës dhe Akilit në betejat e radhës.
“Xhudistet tona po shkëlqejnë edhe në Poloni! Urime të përzemërta Majlindës për medaljen e artë, Norës për të bronztën, por edhe Distrias për paraqitjen. Suksese Lorianës dhe Akilit në përballjet e nesërme”, ka shkruar Veseli në Facebook.