Site icon Prishtinapress

Juventusi turpëron Barcelonën (Video)

Juventusi është fitues i ndeshjes së parë çerekfinale.

Skuadra nga Torino ka mposhtur në “Juventus Stadium” Barcelonën me rezultat 3-0.

Juventusi e filloi shumë mirë ndeshjen ku edhe u shpërblye. Pas vetëm shtatë minutash lojë, sulmuesi argjentinas, Paolo Dybala  gjeti rrjetën pas një asisti të Juan Cuadrado.

Barcelona e pati rastin shumë të mirë për të barazuar, kur Iniesta doli i vetëm para portës, mirëpo Buffon arriti të pres gjuajtjen e tij.

Nuk zgjati shumë dhe në skenë u paraqit Dybala, ku pas një depërtimi të Mario Mandzukic nga krahu i majtë shënoi për 2-0.

Me epërsi të dyfishtë, Zonja e vjetër shkoi në pushim pas pjesës së parë.

Pjesa e dytë filloi aty ku mbaroi e para, me Barcelonën në posedim ndërsa rastet ishin për italianët.

Në minutën e 55-të, pas një krosimi nga këndi të Miralem Pjanic me i gjati në zonë ishte Chiellini i cili shënoi golin e tretë për skuadrën e tij.

Ndeshja kthyese do të zhvillohet në “Camp Nou” të mërkurën e ardhshme me 19 prill.

Exit mobile version