Site icon Prishtinapress

Juventusi ka një lajm të keq për Man Utd dhe Real Madridin

Juventusi janë të etur t’i pranojnë kushtet e reja të Massimiliano Allegrit, për të arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Trajneri 51 vjeçar që ka dërguar deri në finale të Ligës së Kampionëve Juventusin në vitin 2017, ndërsa në Serie A nuk i ka diskutuar asnjëherë sukseset në garën për titull, ka qenë i lidhur me disa skuadra për sezonin e ri.

Ishin Manchester United dhe Real Madrid që kërkonin të angazhonin Allegrin.

Ish trajneri i Milanit dhe Cagliarit, ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2020.

Lajmet rreth zgjatjes së kontratës i ka konfirmuar edhe drejtori i ri sportiv i Juventusit, Fabio Paratici.

“Allegri? Jam i sigurt se ai do të mbetet, ai është trajneri më i mirë i mundshëm për Juventusin”, ka deklaruar ai.

Exit mobile version