Site icon Prishtinapress

Juventus – Chelsea, po arrihet marrëveshja për Odoin

Juventus raportohet se po përgatitë një ofertë të vonuar për Chelsean dhe objektivin e Bayern Munich, Callum Hudson-Odoi.

The Sun citon një raport të Mirror, i cili pretendon se Juventusi është ‘i etur’ për të bërë një ofertë të fundit për Hudson-Odoi.

Gazetat bien dakord se bardhezinjtë kanë ‘biseduar tashmë’ me Chelsean mbi një marrëveshje për 18-vjeçarin, përcjell prishtinapress.eu

Sidoqoftë, anësori do të preferonte një lëvizje te Bayern, të cilët kishin hedhur poshtë disa oferta, por u rikthyen me një ofertë me vlerë 35 milionë funte (39 milionë euro).

Hudson-Odoi ndihmoi Anglinë të fitojë Kupën e Botës në grupmoshat U-17 para dy vitesh dhe u promovua në ekipin e parë të Chelsea nga Maurizio Sarri, por ai ka luftuar për të mbajtur një vend në Xl e parë të Bluve.

Juventus gjithashtu është shumë afër ta kompletoj edhe transferimin e Aaron Ramseyt nga Arsenali, por që e dëshiron edhe talentin anglez në këtë afat.

Exit mobile version