6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Johnson i ka thënë Trump: Shiko çfarë bënë rusët në Ballkan

Shefi i diplomacisë britanike, Boris Johnson, ka theksuar se Mbretëria e bashkuar i ka thënë Donald Trump se Rusia është e aftë për shumëllojshmëri të truqeve të pista dhe nuk dëshiron asgjë të mirë.

Siç thotë ai, është e qartë “nga ajo që ata bënë në Ballkanin Perëndimor”.

“Nëse ju shikoni atë që bënë rusët në Ballkanin Perëndimor dhe sulmin kibernetik, është e qartë se ata nuk duan asgjë të mirë”, tha Johnson.

Ai tha se Rusia dhe presidenti i saj, Vladimir Putin, janë përgjegjës për hakim gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Siç raportohet nga agjensia AP, Johnson tha se ishte “shumë e qartë se që hakimi i e-mail-ëve të demokratëve erdhi nga rusët”.

“Megjithatë, do të ishte çmenduri për ne që të vazhdojmë të demonizojmë Rusinë apo ta shtyjmë në një qoshe”. tha Johnson pas takimit me asistentët e Trump.

Ai tha se takimi i sotëm ishte shumë produktiv dhe se ka një nivel të lartë të bashkëpunimit në mes të Britanisë dhe administratës së re amerikane.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles