Presidenti i zgjedhur, Joe Biden dhe zëvendëspresidentja e zgjedhur, Kamala Harris sapo njoftuan anëtarët e ekipit të tyre të politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare.
Në një njoftim për shtyp të Ekipit të Tranzicionit ata renditën siç vijon:
Antony Blinken, Sekretari i Shtetit
Alejandro Mayorkas, Sekretari i Sigurisë Kombëtare
Avril Haines, Drejtor i Inteligjencës Kombëtare
Linda Thomas-Greenfield, Ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara
Jake Sullivan, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare
John Kerry, i Dërguari Special i Presidentit për Klimën
Alejandro Mayorkas është emëruar të jetë sekretari i Bidenit i Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe do të jetë amerikano-latini i parë që kryeson agjencinë. Mayorkas, një ish-zëvendës sekretar në DHS, do të ketë për detyrë të rindërtojë departamentin që administrata Trump e përdori për të zbatuar politikën e saj kufitare drakoniane, duke përfshirë ndarjen e familjes në kufirin SHBA-Meksikë, transmeton Telegrafi.
Avril Haines, një ish zyrtar i lartë i CIA-s dhe zëvendës këshilltar i sigurimit kombëtar, është emëruar për drejtor të inteligjencës kombëtare dhe do të jetë gruaja e parë që mban këtë postë.
Under the Biden-Harris administration, American national security and foreign policy will be led by experienced professionals ready to restore principled leadership on the world stage and dignified leadership at home. Read more: https://t.co/ojrTxrzafV
— The White House (@WhiteHouse) November 23, 2020
Biden do të mbështesë ish-Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, John Kerry si një të dërguar special presidencial për klimën. Kerry është një kampion i marrëveshjes së Parisit për klimën, nga e cila Trump zyrtarisht u tërhoq. Kerry ishte zgjedhja e Bidenit për të bashkëkryesuar një “task forcë uniteti” mbi ndryshimin e klimës me senatorin, Bernie Sanders pas zgjedhjeve demokratike presidenciale.
Ekipi i tranzicionit gjithashtu konfirmoi raportimin e mëparshëm të CNN-it se demokrati do të zgjedhë Antony Blinken të jetë Sekretar i Shtetit, Linda Thomas-Greenfield të jetë ambasador në Kombet e Bashkuara dhe Jake Sullivan si këshilltar i sigurisë kombëtare.
Blinken, ndihmësi kryesor i politikës së jashtme të Bidenit, ka shërbyer më parë në një rol zëvendës gjatë administratës së Barack Obamës. Ai gjithashtu kishte uruar Majlinda Kelmendin me rastin e fitimit të Medaljes Olimpike në Rio të Brazilit në vitin 2016.
Ndryshe, Sullivan është një tjetër dorë veterane e politikës së jashtme dhe Thomas-Greenfield është një diplomat karriere me përvojë të thellë në shërbimin e jashtëm.