Site icon Prishtinapress

Jevtiq thotë se platforma për dialogun e komplikoi tërë situatën

Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, ka thënë se votimi i platformës së dialogut, ka komplikuar gjithë situatën në Kosovë.

Ministri në dorëheqje për Komunitete e Kthim i Qeverisë së Kosovës dhe nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, ka thënë se situata në Kosovë vazhdon të mbetet e pasigurt, transmeton prishtinapress.eu

Sipas tij pavarësisht kësaj, autoritetet kosovare nuk janë duke bërë asgjë për ta qetësuar situatën dhe për të vazhduar dialogun me Serbinë.

Në një prononcim për “Tv Pink”, Jevtiq ka thënë se votimi i platformës për dialogun me Serbinë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës ka komplikuar edhe më shumë situatën.

Tutje Jevtiq citohet të ketë thënë se kjo platformë vetëm sa ka thelluar pasiguri edhe më shumë në Kosovë, si në veri ashtu edhe në jug të Ibrit.

Exit mobile version