Site icon Prishtinapress

Jeta Xharra ‘dridhë’ opinionin, zbulon ‘arsyejen’ e arrestimit të Gjuriqit

Gazetarja Jeta Xharra, ka reaguar pas arrestimit të Marko Gjuriqit nga Policia e Kosovës. Xharra, ka thënë se ka frikë që ky arrestim të jetë për shkak të ‘hedhjes së hirit në sy’ e që më pas të themelohet Asocacioni i Komunave Serbe i cili është kusht dhe obligim nga ndërkombëtarët, shkruan Gazeta NewBorn.

Ja reagimi i saj:

Shumë i inskenum po duket qëky arrestimi i Gjuriqit – po e sillin si paradë në qytet, gjë që m’shtin me mendu – para disa dite ndëgjuam që në Bruksel po dojnë me i grah formimit të Asociacionit të Komunave, as pa e realizu marrëveshjen e energjisë që o nënshkru me Serbi shumë shumë para Asociacionit, e as pa i implementu edhe nje 10 marrëveshje tjera të nënshkrume moti! Atëherë, ky operacion kaq patriotik, a po do me na qit hi syve që prapa skene po negocojnë një marrëveshje tjetër që ka me na i lanë kamt e arushës n’dorë si qëkjo marrëveshja e demarkacionit kur pas disa vite krejt thojnë, edhe ata që e kanë nënshkru ‘janë bo gabime’? Ishalla nuk përfundojmë me asi skenari që jemi msu me pa: “Ups, Gjuriq, na fal, po na vjen keq që të arrestum, por hajt, mos e bo të madhe…qe qe na pe nënshkrujmë formimin e asociacionit e ti mos e bo të madhe punën e arrestimit, ani loçki?”

Exit mobile version