Site icon Prishtinapress

Jep dorëheqje edhe një deputet i VV-së

Trendi i largimeve nga Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdoi edhe sot. Një deputet i Kuvendit të Kosovës që është edhe aktivist i hershëm i kësaj lëvizje, sot do të jap dorëheqje nga të gjitha pozitat në parti.

Burimet e Indeksonline tregojnë se deputeti e ka përgatitur letrën e dorëheqjes dhe atë do ta përcjellë në kryesi të VV-së.

Dorëheqje deri më tani nga VV-ja ka dhënë kryetari Visar Ymeri, deputetët Aida Dërguti, Dardan Sejdiu, Faton Topalli, Shqipe Pantina dhe Driton Çaushi për shkak të pakënaqësive të brendshme me të cilat po përballet VV tash e disa ditë.

Dorëheqje kanë dhënë edhe aktivistë të ndryshëm dhe së fundi radhëve iu bashkua edhe kreu i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

E derisa dorëheqjet nuk kanë të ndalur, Lëvizja Vetëvendosje është në prag të zgjedhjeve të reja nga të cilat do të dal kryetari i ri e që në garë është i vetëm Albin Kurti.

Exit mobile version