Site icon Prishtinapress

Jep dorëheqje drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pranuar dorëheqjen e Drejtorit të AKI-së, Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Inteligjencës kosovare.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij Facebook ka falënderuar Maxhunin për bashkëpunimin profesional të deritashëm siç tha ai në mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe popullit tonë si dhe e ka dekoruar me Medaljen e Skënderbeut.

“Për kontributin e tij në obligimet shtetërore dhe Institucionale e dekorova z. Maxhunin me Medaljen e Skenderbeut, me motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut.

Gjatë këtij mandati, Qeveria e Kosovës është angazhuar pa ndalë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe institucionet e sigurisë. Në këtë angazhim, roli i z. Maxhunit ka qenë i rëndësisë së veçantë dhe sot, AKI është një ndër institucionet më profesionale dhe më kredibile në vend dhe më gjerë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, në prill të vitit 2018, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj,  kishin emëruar drejtorin e ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Shpend Maxhuni, në Prill të 2018-ës.

Para Maxhunit, në postin e shefit të AKI-së ishte Driton Gashi i cili dha dorëheqja pas kërkesës së kryeministrit Haradinajt për ta liruar detyrën pas aferës së deportimit misterioz të 6 shtetasve turq.

Exit mobile version