4.3 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Jashari: Nuk isha i informuar për vizitën e Petkoviqit në Skenderaj, kërkoj falje nga qytetarët për këtë vizitë të padëshiruar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar pas vizitës së zyrtarit serb në Kosovë, Petar Petkoviq.

Jashari ka thënë se nuk ka qenë i informuar nga niveli qendror për vizitën e Petkoviqit në manastirin e Bajës në Skenderaj.

“Pas interesimit të medieve dhe qytetarëve, në lidhje me vizitën e zyrtarit serb, drejtorit të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, në manastirin e Bajës, në Skenderaj, njoftoj opinionin e gjerë publik që si Kryetar i Komunës së Skenderajt, nuk kam qenë i njoftuar nga niveli qendror i qeverisjes, gjegjësisht Qeveria e Republikës së Kosovës për këtë vizitë.

Në lidhje me këtë vizitë është dashur që Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Punëve të Jashtme të kenë koordinim të plotë me mua si Kryetar i Komunës së Skenderajt”, ka thënë ai në reagimin e bërë në Facebook.

Jashari ka thënë tutje se “Veprime të tilla fatkeqësisht japin shembull jo të mirë të qeverisjes dhe si të tilla nuk duhet të përsëriten”.

“Qytetarë të nderuar, ky nuk është shteti për të cilin luftuan e sakrifikuan dëshmorët e heronjtë tonë. Kjo nuk duhet të jetë mënyra e qeverisjes sonë demokratike dhe në shërbim të qytetarëve.

Një kërkim falje nga ana ime për familjet e dëshmorëve e martirëve, viktimat civile të luftës dhe gjithë qytetarët e vendit, për këtë vizitë të pa dëshiruar e për të cilën shteti ynë nuk me njoftojë paraprakisht”, thotë ai.

Ndryshe, drejtori i të ashtuquajturës zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq është duke qëndruar në Kosovë për një vizitë dy ditore. Leje për të hyrë në territorin e Kosovës, i kanë dhënë institucionet kosovare.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles