10.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Janë rritur kërkesat për trajtim të pacientëve post-COVID

Rënia rasteve pozitive me koronavirus në Kosovës, ka bërë që edhe në Klinikën e Pulmologjisë të bie ndjeshëm numri i të spitalizuarve me këtë virus. Kurse, tash kjo klinikë po ballafaqohet me shtim të kërkesave për hospitalizim të pacientëve që e kanë kaluar COVID-19.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës së Pulomologjisë, Musa Hoxha në një intervistë për KosovaPress, thotë se pacientët të cilët nga infektimi me koronavirus kanë pasur gjendje të rëndë klinike po rikthehen për të trajtuar pasojat e shkaktuara nga COVID-19.

Hoxha thotë se tashmë fal uljes së rasteve të reja të të prekurve me koronavirus kanë nisur trajtimin e pacientëve me patologji të tjera të sistemit të frymëmarrjes.

“Gjendja në klinikën tonë këto ditë është më stabile për shkak se dihet se këto ditë ka rënë numri i rasteve të reja të infektuara me SARS-COV2, për momentin i kemi vetëm tre raste COVID pozitiv që jemi duke i trajtuar, kurse përveç 10 rasteve që i kemi në pritje të rezultateve për SARS-COV2, rastet tjera janë raste post-COVID dhe raste me patologji të tjera pulmologjike”…

“Në klinikën tonë gati se gjysma e pacientëve që i kemi COVID, jo pozitiv janë raste post-COVID, raste të cilat kanë qenë raste më të rënda klinike që janë trajtuar kur kanë qenë COVID pozitiv dhe raste që kanë lënë probleme klinike, si dhe në aspektin radiologjik e vërejmë se ka pasur fribroza të theksuara pulmolare dhe gjendje të rëndë respiratorë”, tha ai.

U.D. e drejtorit të Klinikës së Pulmologjisë derisa shpjegon disa nga simptomat e pacientëve post-COVID, thotë se shtimi i kërkesave për trajtimin e tyre mund të rrisë nevojën për zgjerim të kapaciteteve spitalore.

Pulmolgu Hoxha thotë se ka pacientë të cilët edhe pse kanë kaluar deri në tre muaj nga infektimi me koronavirus, përsëri kanë nevojë për trajtim mjekësor.

“Dëmet janë, pacientë kanë ende nevojë për oksigjenoterapi, do thotë janë me hiposaturim dhe hipoksemi. Kanë nevojë ende për oksigjenoterapi dhe janë pacientë të lodhur dhe të plogësht dhe nuk kanë kondicion për të ecur apo për aktivitete tjera”…

“Secili është rast në vete por zakonisht kemi raste që edhe pas dy muajve apo tre muajve ende nuk po e marrin vetën për jetë normale për të mos pasur nevojë për oksigjenoterapi…Ky trend i cili është duke u zhvilluar po e shohim se gjatë vitit do kemi trendi është në rritje sa i përket kërkesave të pacientëve që duhet të hospitalizohen si raste post-COVID, dhe për shkak të kësaj ne e diskutojmë edhe në nivelin e menaxhmentit të SHKSUK-së për rritjen e kapaciteteve dhe të shtretërve për trajtimin e rasteve post-COVID”, u shpreh Hoxha.

Pulmologu Hoxha shton se vaksinimi kundër COVID-it që po zhvillohet në vendin tonë por edhe në vendet tjera e ulë mundësinë e rritjes së rasteve të reja, por ai nuk e përjashton mundësinë e një vale të re të përhapjes së koronavirusit me përmasa të infektimit më të ulëta.

“Duke marrë parasysh që tashmë vaksinimi është duke u zhvilluat në vendin tonë, po ashtu edhe vaksinimi në vende fqinje dhe vendet evropiane është para, ne nuk presim rritje të madhe të rasteve të reja me SARS-COV2 për shkak të këtyre masave që janë marrë edhe të shteteve përreth edhe shteteve perëndimore, ku i kemi edhe mërgatën të cilët vijnë në vendin tonë, por sidoqoftë nuk mund të flasim për një kalim të kësaj pandemie. Ne jemi shumë të vetëdijshëm se me këtë pandemi edhe gjatë vitit 2021, do merremi sidomos Klinika e Pulmologjisë edhe me rastet e reja që do vijnë me post-COVID. Ndoshta gjatë muajve në vijim do kemi edhe ndonjë valë tjetër por jo të këtyre përmasave çfarë i kemi kaluar”, tha ai.

Në Kosovë tash e sa javë është duke u shënuar rënie e madhe e të infektuarve me koronavirus.

Tashmë në vendin tonë ka nisur edhe shpërndarja e dozës së dytë të vaksinës për profesionistët shëndetësorë, të cilët dozën e parë të vaksinës AstraZeneca e morën në fund të marsit kur edhe nisi vaksinimi në Kosovës.

Krahas dozës së dytë të vaksinës anti-COVID qytetarët e Kosovë mbi moshën 65 vjeç po imunizohen kundër COVID-19 me dozën e parë. Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar vaksinim masiv nga 15 qershori.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles