16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Ja se kur do të ndodhë ‘darka e pajtimit’ në mes të liderëve të Prishtinës dhe Beogradit

Sonte në Bruksel pritet të takohen delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë në nivelin më të lartë të mundshëm. Ky takim pason incidentin me trenin, ndërtimin e murit në Mitrovicë dhe arrestimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kosova në këtë takim do të përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, kurse Serbia nga presidenti Tomisllav Nikoliq dhe kryeministri, Aleksandar Vuçiq.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ndërmjetëse e këtij takimi, fillimisht do të takohet me delegacionin e Serbisë e më pas me atë të Kosovës, raporton lajmi.net.

Pas këtyre takimeve të ndara është planifikuar një darkë pune me përfaqësuesit e dy delegacioneve të Brukselit.

Siç njoftohet bisedimet do të fillojnënë orën 19:00 ndërsa darka në orën 20:00.
Në këtë takim do të diskutohet vazhdimi i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës si dhe zbatimi i marrëveshjeve të deritashme.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles