Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Tregu i ri i Qytetit tashmë është në prokurim. Tenderi është i hapur deri me 10 shkurt dhe pas fazës së ankesave mund të fillojmë me ndërtim”, ka shkruar ai.

Në bazë të kontratës, Komuna e Prishtinës për ndërtimin ka paraparë të ndajë 5 milionë e 524 mijë euro.



