Site icon Prishtinapress

Ja për çfarë do të flasin presidenti Thaçi dhe kancelarja Merkel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, javën e ardhshme do të udhëtojë për në Berlin, me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel.
Presidenti Thaçi me kancelaren Merkel do të bisedojë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, për agjendën evropiane të Kosovës dhe për fazën e fundit të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Presidenti Thaçi në takimin me kancelaren Merkel do të kërkojë mbështetjen politike dhe ekonomike të Gjermanisë, si një shtet dhe partner strategjik i shtetit tonë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Presidencës. Angela Merkel është liderja më e fuqishme, që po e shtynë agjendën e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Exit mobile version