Lirimit të Ramush Haradinajt i janë gëzuar të gjithë e veçanërisht familja e tij. Hilmiu, babai i Ramushit, ka shpërthyer në lot pas marrjes së lajmit që djali i tij është i lirë.
Motra e Ramushit, Antigona ka ndarë momentet emocionuese të familjes pas marrjes së lajmit së lirimit të kreut të AAK-së.
“Lot gëzimi!”, lot gëzimi ka shkruar ajo në fotografinë që e ka postuar.
Haradinaj ishte ndaluar në aeroportin e Baselit të Zvicrës në pjesën franceze dhe prej asaj kohe ka qëndruar në qytetin e Strasburgut.
Dhe, këtë të enjte përfundimisht Gjykata e Colmar, ka dhënë verdiktin duke mos e ekstraduar Haradinajn në Serbi – ashtu siç kishin kërkuar autoritetet serbe, por duke e liruar atë.
