Site icon Prishtinapress

Ja me kë do takohen Hoti e Vuçiq para takimit me Trampin

Sekretari amerkan i Shtetit, Mike Pompeo do t`i pres në takime të ndara kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas njoftimit të Departamentit amerikan të Shtetit, takimi i parë do të zhvillohet me Vuçiqin në orën 11:30 me kohën lokale në SHBA, ndërsa ai me Hotin në orën 14:00 poashtu me kohën lokale. Para këtij takimi, Hoti dhe Vuçiq në praninë e presidentit amerikan Donald Trump do të bëjnë nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë.

Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, Trump pas kësaj do të mbajë një takim privat i cili është trilateral me Hoti dhe Vuçiqin. Në këtë njoftim nuk është përmendur se çfarë lloji marrëveshje pritet të nënshkruhet.

Exit mobile version