Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar ndaj vendimit të organizatës “Europa Nostra”, për futjen e Manastirit të Deçanit në listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Kosovë.
Sipas tij, Serbia qysh nga shpallja e pavarësisë është përpjekur që të krijojë imazhin se monumentet kulturore dhe fetare të pakicës serbe në Kosovë janë të rrezikuara,
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë që pret nga qeveria aktuale një strategji për t’iu përgjigjur fushatave diplomatike dhe propagandistike serbe kundër Kosovës.
“Ne presim nga qeveria aktuale një strategji për t’iu përgjigjur fushatave diplomatike dhe propagandistike serbe kundër Kosovës. Ata duhet të zgjohen për të mbrojtur interesat e Kosovës dhe të mos heshtin para këtij dëmi që i ndodhi imazhit të Kosovës në Evropë”, ka shkruar ai.