Site icon Prishtinapress

Ja cila do të jetë Superministria, në koalicionin eventual VV-LDK

Një koalicion eventual midis Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të tkurrë edhe numrin e ministrive.

Nga 22 ministri sa janë aktualisht, VV-ja dhe LDK-ja po mendojnë që Qeveria e re t’i ketë  vetëm 12.

Shumë nga to do të shuhen dhe do t’u bashkohen ministrive të tjera. Njëra ndër to mund të quhet edhe superministri.

Detaje se si do të duket Superministria i jep për KosovaPressin nënkryetari  i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi.

“Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të jetë ministri në vete, por ministri të tjera do të bashkohen me të. Për shembull, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të bashkohen më të, sipas njërit prej versioneve. Ministra e Punës jo e Mirëqenies Sociale, por vetëm e Punës. Po ashtu edhe një pjesë e Ministrisë së Inovacionit, po ashtu një pjesë e Ministrisë së Diasporës që merret me investime strategjike. Do të thotë kjo ministri do të bëhet një Superministri…Ministria e Inovacionit kalon te Ministria e Arsimit dhe roli primar si ministri nuk është, por si departament e ka për të mbështetur hulumtimet shkencore”, thotë ai.

Megjithatë Bislimi thotë se janë dy versione të formatit të Qeverisë, por që sipas tij kanë dallime shumë të vogla.

Exit mobile version