-8.1 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Isufi: S’ka dobi nga dialogu në Bruksel, këta politikanë duhet të ikin

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se politikanët udhëheqës të Kosovës janë të dobët dhe të papërgjegjshëm ndaj nuk pritet asgjë nga dialogu me Serbinë.

Madje, duke folur në Ora e Fundit në Klan Kosova ka thënë se me këtë përbërje politike që ka Kosova në Bruksel vetëm sa janë çrregulluar marrëdhëniet me Serbinë e jo normalizuar.

“Nga ky takim presim të njëjtin avaz sikur në takimet e kaluar, nga një agjendë e të tjerëve, agjendë e dirigjuar nga Serbia dhe fasilituar nga Bashkimi Evropian. Kemi udhëheqje të papërgjegjshme që nuk i sheh pasojat”, pohoi Ahmeti në Ora e Fundit.

“Kur është në pyetje interesi i Kosovës këta nuk po i përfillin dhe po kthehen pa rezultate”.

“Serbisë kur i duhet e përdor Rusinë dhe në të njëjtën kohë donë të integrohet në Bashkimin Evropian përmes dialogut. Prandaj Opozita e ka parë që është fundi – të japin dorëheqje dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme”.

“Serbia duhet t’i kryej borxhet që ia ka Kosovës, pastaj mund të fillojë negocimi për raportet Kosovë-Serbi – por tani kemi acarim më të madh se kur ka filluar dialogu. Këta i kanë ç’normalizuar raportet në vend se t’i normalizojnë”.

Ahmeti ka thënë se liderët institucionalë të Kosovës – Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Kadri Veseli – kanë thyer edhe ligjin pasi kanë lënë Kosovën pa liderë institucionalë duke udhëtuar të gjithë jashtë vendit në të njëjtën kohë.

“Këta e kanë shkelur edhe përfaqësimin e kodit të shtetit, sepse nuk duhet të largohen të gjithë krerët shtetërorë, por këta janë të papërgjegjshëm, prandaj Kosova duhet të lirohet prej tyre”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles