Site icon Prishtinapress

Ismaili publikon pagat e profesionistëve shëndetësor, më të lartat në rajon

Ligji i ri për pagat i cili u votua në Kuvendin e Kosovës ditën e shtunë, ka siguruar rritjen më të madhe të pagave për të gjithë profesionistët shëndetësorë, në të gjitha nivelet, në 20 vitet e fundit.

Nga ky ligj, kanë përfituar mjekët specialist, mjekët e mjekësisë familjare, mjekët në specializim, stomatologët, mjekët e përgjithshëm, kryeinfermierët, infermierët, teknikët etj.

Kjo rritje, përveç që është rritja e madhe për profesionistët shëndetësorë që është bërë ndonjëherë, siguron pagat më të larta për profesionistët shëndetësorë të Kosovës sesa të të kolegëve të tyre në shtetet e rajonit, përcjell prishtinapress.eu

“Në dekadën e re të shëndetësisë, rritja më e madhe e pagave për të gjithë profesionistët shëndetësorë në 20 vitet e fundit”, ka shkruar ministri Ismaili.

Më poshtë, keni grafikonin i cili tregon rritjen e pagave për të gjithë profesionistët shëndetësorë. 

Exit mobile version